LAJMI I FUNDIT:

“Reforma zgjedhore, për t’i prolonguar zgjedhjet e parakohshme” (Video)

“Reforma zgjedhore, për t’i prolonguar zgjedhjet e parakohshme” (Video)

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se reforma zgjedhore zakonisht përdoret si mjet kur pushteti synon të prolongojë zgjedhjet ose kur është tentuar qe të gjendet si justifikim për të shkuar në zgjedhjet të parakohshme.

Ai, në emisionin ‘Fakt Plus’ me Leotrim Berishën në Tribuna Channel, ka thënë se tani nëpërmjet reformës zgjedhore po synohet qe t’i zgjatët mandati kësaj qeverie.


Krasniqi thotë se është shqetësuese nëse tentohet me shpejtësi të madhe të përmbyllet procesi i reformës zgjedhore. Reforma, sipas tij, duhet të jetë proces gjithëpërfshirës dhe duhet të sigurohet prania e opozitës.