LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Ne rast të aktakuzës, dorëzohem në Gjykatën Speciale (Video)

Reçica: Ne rast të aktakuzës, dorëzohem në Gjykatën Speciale (Video)

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica, që udhëheq Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, thotë se rishikimi i çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, do ta përkeqësonte pozitën e Kosovës në raport me liberalizimin e vizave. Këtë ai e tha në një intervistë në RTV Dukagjini, ku shtoi se rishikimi nuk do t’i pengonte askujt, pos atyre që na i kanë vënë si kriter.

“Është shumë e qartë që futja e rishikimit do ta përkeqësonte situatën sa i përket liberalizimit të vizave. Përndryshe, rishikimi si i tillë neve nuk do të na pengonte asgjë, absolutisht. Ju pengon atyre që na e kanë vënë si kriter”, tha Reçica.

Gjatë intervistës në emisionin InfoBox, Reçica u zotua se në rast të ndonjë aktakuze nga Gjykata Speciale, ai do të dorëzohej vullnetarisht dhe këtë e inkurajon ta bëjë gjithsecili që do të prekej me këtë rast.

“Vullnetarisht. Me rastin e parë që do të kisha marrë lajmin për diçka të tillë, do të dorëzohesha”, tha ai.

Deputeti i PDK-së komentoi edhe nismën e ish-kryetarit të tij në PDK, Hashim Thaçi – tash nga pozita e të parit të shteti – për reformën zgjedhore. Ai e sheh si të arsyeshme iniciativën e tillë dhe nuk mendon se kjo po bëhet për zvarritje të proceseve.

“Gati se janë pjekur kushtet që të fillojmë me një reformë zgjedhore. Nuk do të thotë që zgjedhjet janë afër. Ju e dinin që një tentim për të reformuar ka qenë qysh nga 2011-ta. Kishte filluar atëherë, por nuk u pat përmbyll. Nuk besoj se presidenti krijon tema të tilla për të zvarritur proceset”, tha ai.

Reçica po ashtu foli për numrin e veteranëve. Ai nuk u pajtua as me shifrën 48 mijë sa e pretendojnë statusin e veteranit, e as me 25 mijë sa ishin regjistruar pas luftës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori