LAJMI I FUNDIT:

Recetë një-minutëshe: Picë në tigan

Recetë një-minutëshe: Picë në tigan

Ka qindra lloje të picave, dhe kjo është një nga arsyet se përse i duam picat kaq shumë!

Shpeshherë ndoshta ju ka rastisur të keni pasur dëshirë të hani picë, por nuk keni pasur kohë ta gatuani.


Prandaj, Telegrafi ju sjellë më poshtë recetën një-minutëshe për të përgatitur picë të shijshme në tigan.

Përbërësit:

– Nëntë lugë gjelle miell
– Katër lugë gjelle kefir
– Dy vezë
– Sodë buke
– Gjysmë lugë gjelle uthull
– Djathë
– Çfarëdo që dëshironi në pjesën e sipërme

Përgatitja:

1. Kombinojeni kefirin me miell dhe vezë në një tas. Hidheni sodën e bukës në uthull dhe shtojani kombinimit paraprak. Përzieni mirë.

2. Brumin e deritashëm vendoseni në një tigan të fërguar me vaj.

3. Bëni gati perimet apo proshutën që e keni përgatitur për ta vënë në pjesën e sipërme të picës dhe spërkateni me djathë të grirë. Mbulojeni tiganin dhe vendoseni në furrë për 15 minuta.

Ju bëftë mirë.

/Telegrafi/