LAJMI I FUNDIT:

Receta të cilën do ta admironi: Natyrisht, të gjithë e duam bukën, aq më tepër kur është e mbushur…

Receta të cilën do ta admironi: Natyrisht, të gjithë e duam bukën, aq më tepër kur është e mbushur…

Buka në mënyrë krejtësisht tjetër!

Ju nevojiten:

– feta të holla buke apo tosti,
– 300 ml jogurt,
– 1 – 2 vezë,
– 2 domate,
– 50 g djathë të fortë,
– 100 – 150 g kaçkavall,
– 200 g tost sallami,
– Pak susam.

Përgatitja:

Kallëpin lyeni pak me vaj, rendisni nëpër skaj bukën, pastaj sallamin, kaçkavallin, domaten dhe djathin.

Mbështilleni me bukë dhe mbulojeni bukën.

Thyeni vezët, shtoni jogurtin, përzieni mirë dhe lyeni bukën sipër.

Rendisni fletët e kaçkavallit dhe qitni susam.

Piqeni në 200 gradë rreth 30 – 40 minuta deri sa të marrë ngjyrë të gështenjtë.

Prisni që buka pak të ftohet, pastaj priteni dhe kënaquni duke e ngrënë.

/Telegrafi/