LAJMI I FUNDIT:

Receta për pastrimin e fytyrës me vaj kokosi dhe sodë buke

Receta për pastrimin e fytyrës me vaj kokosi dhe sodë buke

Nëse dëshironi lëkurë të shëndetshme dhe të ndritshme, atëherë duhet të kujdeseni për trupin. Kjo do të thotë se duhet të hani shëndetshëm, ta pastroni fytyrën të paktën dy herë në ditë dhe asnjëherë të mos flini në gjumë me makijazh në fytyrë

Gjithashtu, duhet ta keni parasysh se shumica e produkteve për pastrimin e fytyrës mund të jenë të mbushura me kimikale dhe t’ju shkaktojnë dëme të ndryshëm, transmeton Telegrafi.


Por, ndryshe nga kjo, ekzistojnë metoda natyrale të cilat mund të përdoren për ta arritur një lëkurë të shëndetshme dhe pamje joshëse. Përbërësit natyral janë të duhurit edhe për lëkurat më të ndjeshme.

Nëse dëshironi të kujdeseni për veten në mënyrë natyrale, atëherë ju duhet vetëm vaj kokosi dhe sodë buke – të cilat me shumë gjasë i keni në kuzhinë. Ky pastrues i fytyrës është tejet efektiv dhe i dobishëm për çdo njeri.

Përbërësit:

Gjysmë gote vaj kokosi

– Gjysmë gote sodë buke

Nxeheni kokosin në mënyrë që të shndërrohet në lëng dhe pastaj përzieni me sodë buke. Pas kësaj, ju do të fitoni një lloj paste, të cilën duhet ta aplikoni në fytyrë.

Pasi ta fërkoni fytyrën me produktin e fituar, pastrojeni me ujë të nxehtë dhe procedurën përsëriteni tri herë në javë. /Telegrafi/