LAJMI I FUNDIT:

Receta klasike e CornDog

Receta klasike e CornDog

Corndog është një salsiçe (hotdog) i mbështjellë me një brumë të përgatitur me miell misri. Kjo recetë e vjetër tipike amerikane, është një ushqim i shpejtë dhe i shijshëm.

Corndog shërbehet më së miri me mustardë dhe keçap, ose çdo lloj salce tjetër e ëmbël që kombinohet me këtë lloj ushqimi të shpejtë.


Përbërësit :

▪ 6-9 salsiçe (hotdog)
▪ 128 gram miell
▪ 1 luge çaji fryrës ëmbëlsirash
▪ 150 gram miell misri
▪ 240 ml qumësht
▪ 1 vezë mesatare
▪ kripë
▪ piper
▪ vaj për skuqje
▪ shkopinj shishqebapi
▪ miell ekstra

sssss

Përgatitja:

Merrni një tenxhere të thellë dhe mbusheni ¾ me vaj për skuqje. Vëreni në zjarr mesatar dhe lëreni që vaji të nxehet.

Përgatisni brumin duke përzier fillimisht vezën me qumështin e më pas shtoni gjithë përbërësit e thatë.

Me një pecetë hiqni lagështirën që mund të kenë hotdog. Këtë të fundit mund ta lini po aq të gjatë sa vetë ai është, ose mund ta prini në dysh, tresh., etj sipas dëshirës.

Në një enë shtoni pak miell dhe lyeni secilin hotdog duke e shkundur në fund për të hequr miellin e tepërt. Kjo shtresë do të bëjë që brumi të qëndrojë tek salsiçja dhe të mos lëshohet gjatë skuqjes.

Ngulni shkopinjtë e shishqebapit deri në ¾ e gjatësisë së tyre.

Brumin transferojeni në një gotë të gjatë uji (një gote e cila është më e gjatë se vetë gjatësia e salsiçes. Kjo do të mundësojë mbulimin e gjithë salsiçes me brumë) dhe zhytni çdo salsiçe duke e lyer të gjithën me brumë.

Kullojeni për pak sekonda që të bjerë masa e tepër dhe siç e keni vertikalisht skuqeni për rreth 7-8 minuta ose deri sa të ketë marrë ngjyrë kafe të artë. /Telegrafi/