LAJMI I FUNDIT:

Reali pranë gjysmëfinales

Reali pranë gjysmëfinales

Real Madridi ka bërë një hap të mirë drejt gjysmëfinales së Kupës së Mbretit pas triumfit prej 2-0 kundër Valencias në Santiago Bernabeu.

Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë me raste në të dyja anët. Ndërsa është interesant të theksohet se kur po zhvillohej minuta e njëzet, posedimi i topit ishte: Real Madrid 32% – 68% Valencia.

Jonas pati dy raste shumë të mira për t’i kaluar mysafirët në epërsi, ndërsa Modric ka mundur të shënojë për vendasit.


Ndërkaq, derisa Los Che po rrezikonin, ishin Los Blancos ata që shënuan. Karim Benzema pranoi një top nga Khedira për të shënuar golin e avantazhit (37’).

Valencia luajti mirë në pjesën e dytë të takimit, mirëpo nuk arrinte të shënojë në portën e Casillas, ndërkohë që Reali vazhdonte të ishte i rrezikshëm me anë të kundërsulmeve.

Dhe përsëri ndodhi e njëjta, shënuan Mbretërit. Coentrao, Di Maria dhe Higuain vepruan mirë duke bërë që Jose Andres Guardado të shënonte autogol (73’).

Në vazhdim portieri mysafir ia mohoi golin Cristiano Ronaldos në dy raste të njëpasnjëshme dhe një rast shumë të mirë e pati Mesut Oezil.

Diferenca prej dy golash dhe mospranimi i golit në terren vendas e favorizon Real Madridin para ndeshjes kthyese që zhvillohet në Mestalla. /Telegrafi/