LAJMI I FUNDIT:

Reali e nis mbarë mbrojtjen e titullit të La Ligas (Video)

Reali e nis mbarë mbrojtjen e titullit të La Ligas (Video)

Real Madridi i ka arkëtuar tri pikët e para në sezonin 2017/2018 në kampionatin spanjoll. Los Blancos fituan me rezultat 3-0 si mysafirë të Deportivo La Corunas në Estadio Riazor.

Goli i parë u shënua në minutën e 20-të kur Gareth Bale reagoi më së miri në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Gareth Bale dhe Casemiro i shënuan dy golat e parë (Twitter/Real Madrid)

Shumë shpejt u realizua edhe goli i dytë nga vizitorët. Vendasit gabuan sërish dhe Casemiro e dyfishoi epërsinë (27’). Me epërsi prej dy golash për mbretërit, skuadrat shkuan në pushim.

Loja e mirë e të zgjedhurve të Zinedine Zidane vazhdoi edhe në pjesën e dytë, në të cilën shënuan sërish.

Një aksion shumë i bukur me pasime, i nisur nga Karim Benzema u vazhdua nga Isco, i cili pasoi te Gareth Bale. Uellsiani krijoi hapësire dhe asistoi te Toni Kroos që ndodhej në qendër dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (62’).

Bale asistoi, Kroos ishte golashënues (Twitter/Real Madrid)

Në minutat në vazhdim pati edhe raste të tjera shënimi, mirëpo munguan golat tjerë.

Një ndërhyrje të Carvajal në zonë, gjyqtari e ndëshkoi me penallti, ndërsa Florin Andone u tregua i pasaktë nga pika e bardhë, duke dështuar ta shënonte golin e nderit për vendasit (89’).

Në minutat shtesë, kapiteni Sergio Ramos u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, ashtu që do t’i mungojë skuadrës në ndeshjen e radhës.

Real Madridi iu gëzua fitores së parë sezonale në La Liga dhe kështu e nis në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit të kampionit në Spanjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori