0Shares

Real Madridi e ka shtuar ofertën për sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani.

Gjiganti spanjoll u raportua se kishte një marrëveshje preliminare me Cavanin për një transferim të tij në Bernabeu sezonin e ardhshëm dhe tash ka filluar negociatat me Napolin.

Presidenti i skuadrës italiane, Aurelio de Laurentiis, ka refuzuar ofertën e parë të Realit, e cila është bërë me aprovim të Cavanit dhe e cila kapte vlerën e 50 milionë eurove.

Por kjo nuk e ka larguar interesimin e njëshit të Realit, Florentino Perez, i cili tash dëshiron ta ngrejë ofertën në 56 milionë euro për të gjetur një marrëveshje.

Për momentin, klubi italian kërkon nga të gjithë të interesuarit të paguajnë 63 milionë euro, sa shkruhet në klauzolën blerëse të lojtarit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)