LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi gati kontratat e reja për gjashtë lojtarë, klubi mbretëror vazhdon politikën fantastike udhëheqëse (Foto)

Real Madridi gati kontratat e reja për gjashtë lojtarë, klubi mbretëror vazhdon politikën fantastike udhëheqëse (Foto)

Real Madridi pritet që të vazhdojë kontratat me gjashtë futbollistë në prag të sezonit të ri.

Marca shkruan se të gjithë na hierarkinë e Real Madridit po pajtohen me idetë e Zidanes dhe vet lojtarët duan që të zgjasin qëndrimin.


Të gjitha lajmet nga Real Madridi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madridi

Për kompaktësinë e ekipit dëshmi janë rezultatet fenomenale, kurse renovimet e lojtarëve pritet të mos vijnë si shkak i largimit spektakolar të Neymarit nga Barcelona, një sagë që s’ka ndikuar fare në politikat e Real madridit.

Strategjia e renovimeve është aplikuar kaherë te Real Madridi dhe vitin e kaluar nëpërmjet kësaj furie të renovimeve kanë kaluar edhe Ronaldo, Bale, Kroos dhe Modric. Pra, renovimet në bllok të disa lojtarëve, është një taktikë që e ka pëlqyer gjithmonë Reali.

Garancion për sukses

Isco, Asensio, Marcelo, Caravjal dhe Varane do të komunikojnë zyrtarisht renovimin e tyre në ditët në vijim. Karim Benzema është i gjashti prej tyre që është afër të rinovojë, në atë që reprezenton një demonstrim ët harmonisë mes udhëheqësisë së klubit dhe liderëve në fushë. Zinedine Zidane po ashtu e ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2020, e kjo është normale duke parë sukseset e fundit.

Zidane ka rikthyer besimin e lojtarëve në lidershipin e Realit. Foto: Telegrafi

Politikat e klubit

Real Madridi planifikon që të konfirmojë zyrtarisht pesë rinovime të kontratave. Marrëveshjet janë mbyllur tashmë dhe po mungon vetëm akti protokollar i nënshkrimit dhe fotografimi i lojtarëve në proces të nënshkrimit. Është politikë e njohur e Realit që të kërkojë rinovimin e lojtarëve me kohë të mjaftueshme deri në fund të kontratës (zakonisht dy vjet para përfundimit të kontratave), në mënyrë që të shmangen situatat e kufizimeve dhe tensionit sikurse me Pepen, i cili për shkak të moshës ka pritur një vit për t’u sqaruar e ardhmja e tij.

Florentino Perez po bën gjithçka që t’i bëj të gjithë të kënaqur.

Rasti Isco

Rastet më të rëndësishme të rinovimit të janë ato të Iscos dhe Marco Asensios. Isco ishte parë jashtë planeve të ekipit në fillim të sezonit të kaluar, por puna dhe besimi i dhënë nga Zidane kanë bërë që situata të kthehet për të mirë. Isco ka startuar parasezonën me një marrëveshje të mbyllur për të ardhmen e tij dhe me ndjenjën se është i rëndësishëm për ekipin. Marrëveshja është e vlefshme deri në vitni 2021 me një klauzolë prej 700 milionë eurosh, po po, 700 milionë!

Isco i shumëkërkuar nga Barca pritet të ketë klauzolë prej 700 milionë eurosh. Foto: Telegrafi

Realiteti i quajtur Asensio

Secili tifoz i Realit po e ndjen tash këtë realitet. Para turneut në SHBA, Asensio vendosi të zgjasë deri në vitin 2023. Në verën e vitit 2016, ai nënshkroi një kontratë që iu përshtat atij që të kalojë në ekipin e parë, por këtë verë ai e merr atë që e meriton, duke u bërë prej lojtarëve më të rëndësishëm të Zidanes. Asensio është një realitet që tashmë po e shijojnë të gjithë tifozët e Realit.

Super djaloshi i super golave, i destinuar për super të ardhme.

Pronarët e krahëve të fushës

Marcelo dhe Carvajal janë bërë pa dyshim pronarë të krahëve të tyre, duke mos lënë vend për dyshime. Që të dy pritet që të zgjasin kontratat deri në vitin 2022, kur ata do të bëhen 34, respektivisht 30 vjeç.; Braziliani ka ardhur te Reali në vitin 2007 dhe nëse ai mbushë obligimin e kontratës do të kompletojë 15 vjet të qëndrimit te klubi mbretëror. Sikurse anësori i majtë, Dani Varavajal kishte kontratë deri në vitin 2020.

Marcelo nëse mbush kontratën e re, do t’i mbushë 15 vjet te Reali. Foto: Telegrafi

Një dekadë e Benzemas

Karim Benzema është një hap larg prej renovimit të kontratës. Atij i përfundon kontrata më 30 qershor të vitit 2019 dhe pak ka për t’u diskutuar për lojtarin i cili erdhi në vitin 2009 bashkë me Ronaldon dhe Kakan, duke fituar respektin e të gjithëve dhe duke tejkaluar kohëra të vështira. Ideja aktuale e udhëheqësisë së Realit është që ai të rinovojë deri në vitin 2021. /Telegrafi/

Një dekadë e sukseseve… Foto: Telegrafi

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori