LAJMI I FUNDIT:

Reagon Pacolli: Deputetët e AKR-së do të përfaqësojnë qëndrimet e partisë

Reagon Pacolli: Deputetët e AKR-së do të përfaqësojnë qëndrimet e partisë

Kryeari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas raportimeve të mediave se Labinot Tahiri do ta votojë kandidatin e PAN-it për kryetar Kuvendi, qoftë ai edhe Kadri Veseli.

Deputeti i zgjedhur Labinot Tahiri, siç kanë raportuar mediat, ka thënë se do ta votojë secilin kandidat për kryetar të Kuvendit, mjafton që ai të jetë shqiptar.


Postimi i Pacollit:

Në lidhje me disa keqkuptime që portalet I dhanë një deklarate.

Deputetët e AKR janë unikë dhe të vendosur që të përfaqësojnë qëndrimet politike të AKR-së.

Secili nga deputetët e AKR-së, edhe zoti Labinot Tahiri që është nënkryetar i AKR-së, përfaqësojnë lidershipin dhe strukturën e kësaj partie. Për më tepër, z. Tahiri është një humanist I madh dhe të gjitha gjërat I trajton shpirtërisht dhe me emocione.

Të gjithë ata që janë duke ushtruar presion ndaj deputetëve ju bëj thirrje që të heqin dorë nga këto veprime jo demokratike dhe jo ligjore.

AKR ka qëndrim politik të njohur për opinionin publik dhe votuesit e vet. Andaj, deputetët e e partisë do të implementojnë këto vendime politike.

Njerëzit që ushtrojnë këto presione duhet ta dijnë se partitë politike themelohen dhe funksionojnë sipas disa rregullave të cilat meritojnë të respektohen.(sic) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori