LAJMI I FUNDIT:

Reagon Myftinia e Tetovës: Të gjitha objektet në Kodrën e Diellit janë pa leje ndërtimi

Reagon Myftinia e Tetovës: Të gjitha objektet në Kodrën e Diellit janë pa leje ndërtimi

”Dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë në Kodrën e Diellit” ishte titulli i informacionit që ka qarkulluar sot në media. Në lidhje me padinë e dorëzuar në Prokurorinë e Tetovës nga dhjetëra qytetarë, për faktin se nuk dihet kush qëndron pas ndërtimit të xhamisë, një gjë të tillë për Telegrafi Maqedoni e ka demantuar Myftinia e Tetovës.

”Peticioni që është ngritur nga qytetarët, është sajesë dhe nuk ka asnjë argument për këtë. Sa i përket legalitetit për ndërtimin e Xhamisë në Kodrën e Diellit, ne kemi marrë leje nga Komuna e Tetovës por në menyrë verbale dhe jo me dokumente. Dokumentacion është në proces e sipër dhe kjo çështje do të rregullohet nga ana e Komunës. Përndryshe asnjë objekt në ‘Kodrën e Diellit’ nuk ka leje ndërtimi. Këtu përfshihet edhe kisha ortodokse. Nga ana tjetër, ne si institucion jemi shumë të prekur, për faktin se vetëm xhamia në ‘Kodër të Diellit’ është çështje diskutimi”, theksojnë për Telegrafin nga Myftinia e Tetovës.

Nga Myftinia e Tetovës, sa i përkët participimit për ndërtimin e xhamisë përmës mesazheve me telefon, thonë se gjithçka është transparente dhe ne të gjithë i kemi të regjistruar. Ndërtimin e xhamisë e ndihmojnë i gjithë populli. Me një fjalë, nuk ka persona apo individ për nismën në Kodrën e Diellit, iniciatorë i vetëm për ndërtimin e xhamisë, është BFI-ja.

Përndryshe, nga Prokuroria e Tetovës, janë përgjigjur shkurt se janë ndërmarrë masa në lidhje me padinë e dorëzuar dhe është në fazën e kontrollimit. Për këtë qëllim Prokuroria është drejtuar tek sektori për urbanizëm dhe inspektim në Komunën e Tetovës me kërkesë për sigurim të informacioneve të nevojshme.

Dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë në Kodrën e Diellit
Lexo po ashtu Dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë në Kodrën e Diellit

Nga ana tjetër kah mesi i qershorit në ‘Kodrën e Diellit’ është hedhur gurëthemeli për ndërtimin e xhamisë, e cila do të jetë në shërbim edhe të banorëve në pushimore, por edhe të vizitorëve. Kryemyftiu Qani Nesimi ka deklaruar se janë tejkaluar të gjitha mosmarrëveshjet juridike dhe nuk ka asnjë pengesë që të ndërtohet xhamia. Pritet të shihet nëse në të ardhmen ndërtimi i xhamisë do të jetë në mënyrë legale dhe jo ashtu siç pretendohet në opinion apo vërtetë Myftinia i ikë transparencës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori