LAJMI I FUNDIT:

Reagon ish-gruaja e Douglas: Nuk kam pasur HPV!

Reagon ish-gruaja e Douglas: Nuk kam pasur HPV!

Pas deklaratave të Michael Douglas se kanceri në fyt i është shfaqur si pasojë e seksit oral, ka reaguar ish-gruaja e tij, Diandra Douglas.

Çifti është ndarë në vitin 2000, ndërsa aktori veteran u diagnostikua me kancer në vitin 2010 dhe në një deklarim të fundit tha se sëmundja i është lajmëruar si pasojë e “HPV (human papillomavirus), i cili vjen nga cunnilingus (seksi oral i bërë te femrat)”.

Në një prononcim për TMZ, Diandra ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur HPV, njërin nga viruset seksualisht të transmetueshëm, duke lënë të kuptohet se virusin ia ka transmetuar ndonjë tjetër partnere seksuale. /Telegrafi/