LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i fuqishëm i pronarit të Zone për parandalimin e vrasjeve në klube të natës

Reagimi i fuqishëm i pronarit të Zone për parandalimin e vrasjeve në klube të natës

Pasi i riu Ermal Kamberaj nga Mitrovica u vra mbrëmë në vendin e tij të punës, një klub nate në Mitrovicë, ka pasur reagime të shumta nga gjithë qytetarët.

Por, një reagim të tillë e ka bërë edhe njëri nga pronarët e klubit më të madh të kryeqytetit, Zone Club, Petrit Kllokoqi, i cili e ka shprehur dhimbjen e tij për Ermalin si dhe ka propozuar një zgjidhje për parandalimin e vrasjeve të tilla nëpër klube të natës.


Në profilin e tij në Facebook, Kllokoqi ka thënë se zgjidhja më e mirë për parandalimin e vrasjeve në vendet ku konsumohet alkooli do të ishte nëse njësia sekondare e policisë e bën kontrollimin e njerëzve që hyjnë brenda, për tu siguruar se askush nuk hyn brenda me armë. Sepse sipas tij, vrasja e Ermalit nuk është hera e parë që për motive të njëjta të vije deri tek vrasja.

“Ra ky rast, mirëpo ka pas edhe shumë raste të tjera, po ju drejtona policisë së Kosovës (pjesë e së cilës është edhe babai im) që njësinë sekondare ta lejojnë për punë në lokale të natës, qoftë edhe me kontribuim nga lokalet, sigurimi i lokaleve mundet me u marrë me sigurinë e klientëve, mirëpo klientët mund të kontrollohen nga policia (thjeshtë secili lokal e kish praktiku që kontrollën me kry Policia e Kosovës). Kam mendu shumë për këtë punë, është e vetmja mundësi edhe formë ku kompanitë e sigurimeva me u bashku me pjesëtarë te policisë (ku policia i kontrollon klientët para se të hyjnë në klub, ndërsa sigurimi mban rend brenda klubit)… është e vetmja mënyrë që të parandalohen këto raste edhe e humbë zakonin e mbajtjes së armës në vende ku konsumohet alkoholi” ka thënë Kllokoqi.

Ermal Kamberaj nga Shipoli i Mitrovicës mbeti i vrarë mbrëmë pas disa të shtënave me armë zjarri në njërën prej kafiterive të këtij qyteti, Ai ishte menaxher në lokalin ku mbeti i vrarë mbrëmë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori