LAJMI I FUNDIT:

RDM: Komunat përreth Kozhufit të ri-shqyrtojnë planet për xehetari

RDM: Komunat përreth Kozhufit të ri-shqyrtojnë planet për xehetari

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) kërkon nga komunat tjera që të ri-shqyrtojnë planet e deritanishme për zhvillim të xehetarisë në rajonin e Kozhufit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky reagim vjen pas suksesit të referendumit në Gjevgjeli në lidhje me hapjen e një xeheroreje ari në Kozhuf, apo jo. Sipas tyre, shteti duhet që maksimalisht të përkushtohet dhe të angazhohet në ekonominë e gjelbërt dhe teknologjinë e pastër, që sipas RDM-së, do të hapin vende të reja të gjelbërta pune./Telegrafi/