LAJMI I FUNDIT:

Rashica shënon supergol për Vitessen (Video)

Rashica shënon supergol për Vitessen (Video)

Milot Rashica po vazhdon me paraqitje të mira për skuadrën holandeze.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës po tregohet çdo ditë e më shumë vendimtar me Vitessen, duke shënuar gola dhe duke asistuar.


Në ndeshjen që tani skuadra e tij është duke e zhvilluar në udhëtim ndaj G.A Eagle, Rashica ka shënuar një supergol për epërsinë prej 3-0, transmeton Telegrafi.

Milot Rashica në formacionin e javës në Holandë (Foto)
Lexo po ashtu Milot Rashica në formacionin e javës në Holandë (Foto)

Goli i Rashicës erdhi në minutën e 80 të ndeshjes pas asistimit të Lewis Baker.

Ky ishte goli i tretë i talentit nga Vushtrria këtë sezon në Eredivisien holandeze, teksa ka edhe gjashtë asistime. /Telegrafi/