0Shares

YouTube ka arritur në një statistikë tronditëse vitin e kaluar. Shikuesit në platformën më të madhe online të videove tashmë konsumojnë 1 miliard orë video për çdo ditë, raporton Wall Street Journal.

Kjo shifër që shumë shpejt mund të kalojë numrin e orëve që njerëzit shpenzojnë duke shikuar TV në baza ditore.

Gazeta, e cila ishte e para për ta raportuar këtë statistikë, ia atribuon rritjen e 10-fishuar të shikueshmërisë së përditshme zhvillimit të inteligjencës artificiale e cla ka krijuar videot e sugjeruara për përdoruesit e YouTube.

Edhe vetë YouTube e ka konfirmuar shifrën prej 1 miliard orëve në ditë në një postim në blogun e saj.

Me 1 miliard orë të shikuara në baza ditore nga përdoruesit e saj e konfirmon YouTube si platformën më të madhe në botë për video, duka ia kaluar edhe rivalëve sikurse Facebook dhe Netflix, të cilat në janar të vitit 2016 thanë se kanë arritur në 100 milionë orë dhe 116 milionë orë të kohës ditore në shikueshmëri, respektivisht.

Sipas Nielsen, amerikanët shikojnë 1.25 miliardë orë në TV (video live dhe të incizuara) çdo ditë, edhe pse kjo shifër ka ndryshuar në vitet e fundit, thuhet sipas Journal.

Verën e kaluar në VidCon, drejtoresha e YouTube, Susan Wojcicki tha se 400 orë përmbajtje janë të ngarkuara në YouTube në minutë

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)