LAJMI I FUNDIT:

Ranieri kënaqet për nominimin e Mahrezit dhe Vardyt për ‘Topin e Artë’

Ranieri kënaqet për nominimin e Mahrezit dhe Vardyt për ‘Topin e Artë’

Claudio Ranieri po kënaqet edhe me sukseset individuale të futbollistëve të tij.

Nominimi i Ryad Mahrezit dhe Jamie Vardyt në listën e 30-të futbollistëve kandidat për trofeun ‘Topi i Artë’ e ka lumturuar shumë trajnerin italian, i cili e cilëson arritje të madhe ketë.


“Kjo arritje është ndër më të mirat e mundshme”, ka theksuar Ranieri për mediat angleze, transmeton Telegrafi.

Asnjë klub si Leicesteri në Ligën e Kampionëve (Video)
Lexo po ashtu Asnjë klub si Leicesteri në Ligën e Kampionëve (Video)

“Nominimi i tyre për ‘Topin e Artë’ është diçka e veçantë”, përmbylli trajneri italian.

Ndryshe, dyshja Mahrez-Vardy ishin dy nga futbollistët kryesor në sezonin e kaluar ku Leicester fitoi titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/