LAJMI I FUNDIT:

Ramos: Ne nuk jemi makina

Ramos: Ne nuk jemi makina

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, beson se Stuhia e Kuqe dikur është dashur të humbasë ndonjë ndeshje të madhe dhe se jo gjithmonë mund të fitojë.

Spanja është rrahur nga Brazili me rezultat 3-0 në Maracana mbrëmjen e kaluar dhe është Ramos, ai i cili pos që humbi penaltinë, edhe ai që e arsyeton disfatën.

“Ne kemi arritur shumë gjëra të rëndësishme, dhe dikur, dikur në jetë vjen një moment kur nuk mund të fitosh. Ne nuk jemi makina. Ndërgjegja jonë është e qetë sepse ne kemi bërë më të mirën”.


“Ndonjëhereë gjërat nuk shkojnë ashtu si keni dëshirë dhe kjo na ndodhi nga minuta e parë. Goli i hershëm i tyre na demoralizoi. Ne duhet të përgëzojmë Brazilin sepse ata kanë treguar se dinë të mposhtin Spanjën”, u shpreh Ramos për AS. /Telegrafi/