LAJMI I FUNDIT:

Ramos i befasuar që Casillas ishte në stol

Ramos i befasuar që Casillas ishte në stol

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka pranuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij ishin tejet të befasuar pse Iker Casillas nuk ishte në portë të shtunën mbrëma në disfatën ndaj Malagas.

“Është e vërtetë se nuk ishte as normale dhe as e zakontë që Iker Casillas të jetë në pankinë. Por, ne lojtarët nuk kemi asgjë për të thënë. Ka qenë befasi e madhe edhe për ne”.

“Nuk është vendimi jonë, është vendimi i trajnerit. Nuk është e zakontë dhe sigurisht se u befasuam. Ai është kapiteni jonë dhe lideri në zhveshtore, kështu që është e vështirë të luani pa një lojtar aq të rëndësishëm. Si e kam thënë tri herë më parë, kjo është befasi e madhe, por nuk dua të flas më shumë, sepse dua t’i prish marrëdhëniet me askënd”, është shprehur Ramos.


Lënia në stol e Iker Casillas ka ngritur spekulime të ndryshme nëpër mediat spanjolle, të cilat besojnë se ai dhe Mourinho nuk i kanë fare marrëdhëniet e mira. /Telegrafi/