LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi tregon se si do të dukej koalicioni VV dhe LAA

Ramiz Kelmendi tregon se si do të dukej koalicioni VV dhe LAA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, ka theksuar se do të ishte mirë që të bëhej një koalicion paszgjedhor, në mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se LDK dhe VV, ndonëse kanë orientime të ndryshme politike, do të mund ta përplotësonin njëra-tjetrën në drejtimin e ekzekutiv kosovar, duke renditur për këtë gjë një mori arsyesh.

Kelmendi ka thënë se VV në kuadrin e saj ka 32 deputetë, përderisa LAA ka 29 deputetë e që gjithsejtë sipas tij, rezultojnë 61 deputetë.

“Nëse shtojmë edhe pakicat prej 20 deputetësh, qeveria apo koalicioni qeverisës paszgjedhor do të ketë të gjitha performancat për të sjellë të gjitha llojet e vendimeve duke u thirrur edhe në ato të mëdha. Sipas ligjeve të fizikes, kur dy forca politike kanë drejtim dhe kahje të ndryshme atëherë rezultati i këtyre forcave është në drejtimin e asnjërës palë por në interes madhor për të gjithë qytetarët, e në veçanti edhe të vet partive, si për atë që nuk ishin në pushtet asnjëherë dhe për këtë që ishte”, ka theksuar Kelmendi.

Sipas tij, “duke zhvilluar bisedime të ngjeshura politike, për të cilat ishte dashur që ekipet negociuese të kombinuara të bëhen kumbarë të bisedimeve dhe rezultateve të interesit të përbashkët”.

“Kjo, sepse në qeveri ka ministri që mund të administrohen edhe nga LVV për të cilën mendoj se ka orientim të majtë dhe LAA si parti e djathtë dhe duke i ndarë postet ministrore më këto principe mund të arrihet koalicioni paszgjedhor dhe qeverisja e suksesshme. P.sh. Ministria e zhvillimit ekonomik mundë të ishte e mirë për LVV meqë ka në administrim kompanitë publike dhe nëse arrijnë ti avancojnë këto, Kosova do ketë përfitim. LVV mundë të administronte edhe ministrinë e Shëndetësisë dhe të tjera, duke u bërë me ato ministri që kanë komponentën të cilën e posedojnë anëtarët e LVV-së”, ka shtuar ai.

Më tutje Kelmendi ka theksuar se “një fuqi e re e cila me kontaktin qeveritar do të ballafaqohet me realitetin e ri jetësor-politik do mund të rezultonte edhe me ndryshimin e disa vetive për të cilat nuk janë në korrespodencë me ligjet aktuale, politikat e djathta të LAA-së dhe orientimet politiko-ekonomike të miqve tonë ndërkombëtarë”.

“Me këtë koalicion paszgjedhor do përfitojnë ekonomitë, të cilat me qeverinë Mustafa veç sa kishin filluar të shijojnë legjislacionin, që afirmonte pakon fiskale 1 dhe së fundi pakon fiskale 2, dhe si të tilla do sjellin zhvillim ekonomik dhe punësim të qëndrueshëm. Do mundësohej që edhe të vijonte moskrijimi i korrupsionit të ri, i cili në mandatin e kaluar ishte në shkallën zero dhe normalisht do të fuqizohej edhe luftimi i korrupsionit të kaluar. Në aspektin ndërkombëtar do krijohej opinioni më ndryshe nga e kaluara dhe do mundësohej heqja e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas tij, po ashtu do shtohej besimi tek institucionet vendore se LVV-ja nuk do të paraqet rrezik politik për kapitalin e tyre dhe do shtoheshin edhe më tutje investimet kapitale të jashtme.

“Tjetër element me rëndësi është se do të afirmohej modeli i fitimit të tenderëve të pamanipuluar dhe do të krijohej opinioni i punësimeve me pikëpamje politike, e në të njëjtën kohë i tërë spektri ekonomik do të lirohet nga ndikimi politik tek, ta. Të nderuar qytetarë besimi në bashkëqeverisje duhet të ekzistojë. Duhet të ekzistojë edhe besimi tek liderët, të cilët mendojnë ndryshe edhe nëse kanë bërë veprime jo ligjore ndaj personave dhe objekteve, por gjithnjë duke mos qenë personale, sepse struktura e rezultatit zgjedhorë po përcakton që medoemos duhet të ketë koalicione të interesit madhor për Kosovën së pari”, ka thënë Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori