LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Organizata “Syri i popullit” të shpallet organizatë terroriste

Ramadani: Organizata “Syri i popullit” të shpallet organizatë terroriste

Organizata “Syri i popullit” ka drejtuar sërish kërcënime në drejtim të krerëve të shtetit. Kjo organizatë muaj më parë kishte marrë përgjegjësinë për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

E njëjta organizatë përmes një komunikate për media ka thënë se sërish kanë mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare.


“Shtabi Operativ i Organizatës ‘Syri i Popullit’ për mjetet e informimit, bën të ditur se ka mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare. Njësitë tona, janë të gatshme dhe janë në çdo vend të tokës shqiptare. Konform situatës në Kosovë i bëjmë thirrje pushtetit kuisling, të kryekuislingut, Isa Mustafa dhe spiunit të rekrutuar francez, Kadri Veselit, që mos të merr vendime që falin toke shqiptare fqinjëve grabitqar. Urdhërohen ‘Flamuri’ dhe ‘Shqiponja’ që të marrin të gjitha masat e duhura”, është thënë në komunikatën e tyre.

Lidhur me këto kërcënime, njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se komunikata e të ashtuquajturit “Syri i Popullit” dëshmon edhe njëherë se kjo organizatë duhet të shpallet menjëherë organizatë terroriste.

“’Syri i Popullit’ i plotëson të gjitha kriteret për t’u shpallur si terroriste, bazuar në qëllimin politik, synimin për të përdorur dhunë, strukturën, financimet, pjesëtarët, mesazhet kërcënuese, sikurse edhe listë e të targetuarve”, ka thënë Ramadani, duke përmendur tentim vrasjen ndaj avokatit Azem Vllasi.

Ramadani ka thënë se nuk i kupton institucionet se pse nuk e shpallin organizatë terroriste.

“Fakti që institucionet politike nuk veprojnë në këtë drejtim, nxit shumë spekulime për lidhjet e mundshme të individëve brenda institucioneve politike me këtë grup njerëzish”, tha Ramadani.

Ndërkaq në një përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me këtë organizatë, nuk komentohet për ekzistimin ose jo, gjegjësisht rreth informatave të Policisë rreth saj.

Aty veç thuhet se PK-ja do të kujdeset për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

“Policia e Kosovës bazuar në mandatin e saj ligjor që ka, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në përgjigjen e PK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori