LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Nuk do të amnistohen djemtë e Adem Grabovcit!

Ramadani: Nuk do të amnistohen djemtë e Adem Grabovcit!

Pas miratimit të Ligjit për amnisti, deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Burim Ramadani, në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se “nëse doni të amnistoheni për shmangie te tatimeve, për sulm ndaj personit zyrtar, falsifikim të dokumenteve apo për tregti te palejuar, duhet të dëshmoni se nuk e keni njohur shtetin dhe sistemin politik-juridik të Kosovës. Pra, që keni qenë me Serbinë dhe kundër Kosovës”.

Sipas tij, amnisti nuk ka për shumë njerëz dhe se shkelësit e ligjit nuk duhet të gëzohen.

“Të tjerët, edhe biznesmenët që kanë fsheh tatimet, edhe djemtë e Adem Grabovcit që kanë rrah policin, edhe shumë e shumë të tjerë nuk amnistohen. Kjo është e vërteta e këtij Ligji. Mos u mashtroni nga këta që nuk e kuptuar fare ligjin. Këtu jemi dhe do ta shohim! Veprat penale që nuk kanë pasur qellim t’i shërbejnë thirrjes për rezistencë, nuk amnistohen dhe pikë. Të tjerët le ta harrojnë amnistinë”, ka shkruar Ramadani. /Telegrafi/