0Shares

Lideri i Partisë Socialiste Shqiptare, Edi Rama ka konfirmuar zgjedhjen e tij si zv/president i Internacionales Socialiste.

Në Twitter dhe Facebook për miqtë dhe adhuruesit e tij, Rama ka shkruar mesazhin e parë lajmërues: "Me krenari për familjen tonë politike, Partinë Socialiste, ju njoftoj për zgjedhjen time zv/president i Internacionales Socialiste".

Më tej Rama ka shtuar me modesti se, "kjo zgjedhje është vlerësimi më i lartë për gjithçka kemi bërë në këto vite së bashku. Ju faleminderit të gjithëve!", transmeton Shekulli online .

Edi Rama është nisur dje për në Lisbonë në mbledhjen e Internacionales Socialiste, ku edhe ka marrë emërimin e ri. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)