LAJMI I FUNDIT:

Rama: Do ta kthejmë administratën në shërbim të qytetarëve

Rama: Do ta kthejmë administratën në shërbim të qytetarëve
Opposition Socialist Party leader Edi Rama speaks during a news conference at party headquarters in Tirana, Tuesday June 25, 2013. The opposition Socialists are holding their lead as counting continues in Albania's election but a dispute over the makeup of the Central Election Commission could leave the outcome up in the air. Despite a shooting which left one dead, international monitors noted overall improvements in Albania's election — seen as key test for the country's hopes for closer ties with the European Union. (AP Photo/Hektor Pustina)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vijim të turit të dëgjesave publike, sot ka zhvilluar në Lezhë një bashkëbisedim me qytetarët lidhur me problemet që ata kanë dhe kërkojnë të zgjidhen në mandatin e dytë të qeverisë Rama.

Pasi dëgjoi qytetarët që shprehën shqetësimet e tyre ne lidhje me problemet që hasin me Drejtorinë e Tatimeve, furnizimin me ujë, sistemin e drejtësisë, punësimin, zhvillimin e projekteve në sektorin e bujqësisë  etj., kryeministri Rama tha se pak a shumë këto janë çështje të përgjithshme, që nuk janë të ndryshme nga ato që ndihen kudo.


“Por ajo që ne do të bëjmë është ta kthejmë administratën në shërbim të qytetarëve dhe shtetin në shërbim të njerëzve”, tha ai.

“Njerëzit e zakonshëm të bëhen pjesë e bashkëqeverisjes. Kjo ishte e pamundur kohë më parë por përmes teknologjisë kjo është e mundur. Është e mundur që ky komunikim që bëhen me këto dëgjesa të kthehet në një dëgjesë e përditshme dhe problemet e njerëzve  në zyrat e shtetit të shkojnë më lart. Për këtë po ndërtojmë një platformë bashkëqeverisje dhe do të jetë e hapur sa të krijohet qeveria e re”, tha Kryeministri.

Rama tha se këto çështje nuk zgjidhen nëpër mbledhje, por duke bërë verifikimet e duhura ligjore. “Në fund përgjigja do të jetë për qytetarin. Në rast se qytetarit i takon, ata që e kanë vonuar s’kanë më punë në zyrat e shtetit”, deklaroi Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori