LAJMI I FUNDIT:

Rama: S’jam aspak i kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj, ju lutem besojeni

Rama: S’jam aspak i kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj, ju lutem besojeni

Në komunikimin e përjavshëm me qytetarët përmes Facebook, kryeministri Edi Rama foli për buxhetin e vitit 2017, i miratuar ditën e enjte në Kuvend. Sipas shefit të Qeverisë, nga ky buxhet përfitojnë familjet shqiptare nga rritja e pagave dhe pensioneve.

“Buxheti i miratuar këtë javë është një arritje shumë e rëndësishme. Pas përpjekjeve të mëdha dhe mundimesh jo të vogla. Një ndër treguesit më kuptimplotë është postimi 100 milionë dollarë nga arka e shtetit në arkën e pensionistëve. Rritja më e lartë e rrogave dhe pensioneve përgjatë gjithë qarkut prej 25 vitesh. në 8 vite u s’postuan nga arka e shtetit në arkën e familjeve 124 milionë dollarë gjithsej. Vetëm me këtë buxhet në një vit s’postojmë 100 milionë dollarë. Kemi postuar 440 milionë dollar në 4 vjet. Rritje të rrogave për policinë e Shtetit. Mos harroni se na është dashur të shlyejmë një mal 720 milionë dollarë borxhe të fshehur mbi tavolinë sa morum detyrën. Ne mundësuam shmangien e greminës financiare. Sot kemi ekonomi që do të rritet 3.3-3.5 %. Do kemi më shumë zhvillim dhe më shumë mirëqenie. E kishim në fyt lakun e taksës së sheshtë”, tha Rama.


Nga ana tjetër Rama theksoi se do të rritet lista e barnave të rimbursushme dhe se 600 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga skema e re. Por ju lut qytetarëve ta besojnë kur thotë se është ai me i pakënaquri me punën e pamjaftueshme deri me tani te qeverise qe ai drejton.

“Nuk jam aspak i kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj dhe nuk dua ne asnjë mënyrë të mendoni se shihni ça pune të hatashme kemi bërë. ‘Çohu në këmbë dhe brohorit” Aspak, madje përkundrazi jam unë njeriu më i pakënaqur nga te gjithë ju dhe ju lutem ta besoni këtë. Unë e di se sa shumë njerëz janë ende larg rrugës së ndryshimit rrënjësor, deri në fshatin më të largët dhe vendin më të largët. E di se sa kanë nevojë shqiptarët që kanë nevojë për këtë shtet. Arritjet dhe rezultatet janë tërë rëndësishme që ti ndajmë me njëri-tjetrin me fakte dhe shifra reale. Na ndihmon. Për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, për mos të humbur gjeneratën tjetër”, tha kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori