LAJMI I FUNDIT:

Rama shpërndan certifikatat e legalizimit për kishat e xhamitë (Video)

Rama shpërndan certifikatat e legalizimit për kishat e xhamitë (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë certifikatat e legalizimeve edhe për kishat e xhamitë.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, kreu i qeverisë ishte në Kukës dhe Gjirokastër ku dha certifikatat e legalizimit.


Sipas Ramës janë 1028 objekte kulti prej vitesh në pritje të legalizimit.

“Kisha e Xhami që janë ndërtuar dhe rindërtuar pasi janë prishur dhe nuk janë të legalizuara, do të thotë nuk janë prona të komuniteteve fetare, kështu që ti pronësojmë komunitetet fetare. Kemi dhe një masë tjetër që për kishat dhe për xhamitë energjia do paguhet si për familjarët sepse deri më sot nuk ka qenë e njëjta tarifë, kështu që do ti ulim dhe shpenzimet. Deri tani janë bërë 400 kisha e xhami ose teqe që janë legalizuar. Kemi akoma shumë për të bërë, saktësisht janë 1028”, tha Rama.