LAJMI I FUNDIT:

Rama: PS i imponoi PD-së votimin e vettingut

Rama: PS i imponoi PD-së votimin e vettingut

Kryeministri Edi Rama, në një takim me simpatizantët socialistë në Sauk, ka deklaruar se marrëveshja e nënshkruar me liderin e opozitës ka qenë në favor të PS, e cila sipas tij iu imponua PD-së.

“Ne ia dolëm t’i imponojmë PD edhe ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi edhe zhbllokimin e vettingut. Dhe pa tjetër ia dolëm që PD të rikthehet në zgjedhje, sepse i duam në zgjedhje sepse duam që të gjithë qytetarët të zgjedhin, sepse na shijon fitorja duke i mundur ballë për ballë sesa duke i lënë mbyllur në çadër”, ka deklaruar Rama.


Rama ka theksuar se PS nuk shkeli Kushtetutën, nuk u tall me popullin dhe nuk shkeli ligjin kur shtyu datën e zgjedhjeve, “që përtej 25 qershorit nuk mund të shkonte”, ka thënë Rama.

Rama është shprehur se, vetëm PS është fuqia që di të bëjë shtet dhe ajo që vjen më 25 qershor është sipas tij një rrugë me dy opsione: “Ose të bëjmë më shumë akoma, ose ajo që kemi bërë të prishet dhe të kthehemi prapa”.

“Ne mund të kemi konflikt, mund të kemi marrëveshje por kjo nuk e ndryshon faktin që mes dy palëve ne jemi ajo që e ndryshon shtetin dhe pala tjetër ajo që e shkatërron”, ka thënë Rama.

Ai ka ftuar elektoratin që të vazhdojnë së bashku ndërtimin e shtetit, që me mund e sakrifica ka hedhur themelet në këto 3 vjet e gjysmë.

“Ose, ua kthejmë atyre qeverinë dhe themelet e ndërtuara në këto 3 vjet e gjysmë do t’i shihni përtokë në 3 muaj e gjysmë”, ka shtuar Rama./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori