LAJMI I FUNDIT:

Rama: Pa vettingun nuk do të ketë rritje investimesh

Rama: Pa vettingun nuk do të ketë rritje investimesh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi të enjten se arsimi profesional është e vetmja rrugë që të siguron një punë dhe të ardhura të mira dhe se kriza më e rëndë e trashëguar ndër vite është ajo e papunësisë rinore.

Në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit të zhvilluar sot “Olimpiada e aftësive”, Rama tha se zhvillimi i arsimit profesional mund të sjellë një reduktim të papunësisë në vend.

“Besoj se kriza më e rëndë në të gjithë gamën e krizave që ne trashëguam është kriza e papunësisë rinore dhe adresimi më i rëndësishëm i të gjithë spektrit të politikave tona të reja është adresimi i këtyre krizave”, tha ai.

Sipas Ramës, pas investimit të kryer nga qeveria shqiptare duke rritur buxhetin për arsimin profesional, tanimë duhet që kompanitë private të financojnë praktikën e studentëve.

Rama nuk la pa përmendur edhe çështjen e vettingut që sipas tij qeveria është e vendosur për të zhbllokuar një orë e më parë.

“Pa vettingun dhe pa pastrimin e gjykatësve dhe prokurorëve, nuk do të ketë rritje investimesh. Ne jemi shumë të vendosur të zhbllokojmë vettingu një orë e më parë dhe patjetër që do të zhbllokohet”, ka thënë kryeministri Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori