LAJMI I FUNDIT:

Rama: Ofertën time që e refuzoi PD, as në ëndërr s’kam mundur ta shoh kur unë isha në opozitë

Rama: Ofertën time që e refuzoi PD, as në ëndërr s’kam mundur ta shoh kur unë isha në opozitë

Raundi i dytë i bisedimeve – mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha – në Presidencë, ka zgjatur rreth dy orë. Në përfundim të takimit, shefi i Qeverisë shqiptare foli për ofertën që i ka bërë opozitës.

“Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje! Oferta që unë i kam bërë Partisë Demokratike, është ajo e ditura, për të ndërtuar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve ku Partia Demokratike të ketë të dy sytë në proces nga brenda Qeverisë me një zëvendëskryeministër që të propozohet nga PD dhe së bashku me tre përfaqësues të SHBA-ve, BE-së dhe OSBE-së të drejtojë një Task Forcë për të siguruar që shteti dhe asetet shtetërore nuk keqpërdoren për fushatë elektorale. Të ketë tre zëvendësministrat e propozuar nga PD, por jo nga radhët e PD-së që të vendosen në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Arsimit. Edhe këta të tre të jenë po ashtu të shoqëruar nga tre përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në rolin e monitoruesve për çdo ankesë dhe akuzë lidhur me rolin e policisë, burgjeve dhe rolin e drejtorisë së burgjeve në këtë procesin zgjedhor dhe po ashtu në gjithë sektorin e arsimit për të garantuar çdo pretendim për intimidim të mësuesve dhe nxënësve të adresohet në kohë reale dhe të merren masa në kohë reale”, ka thënë Rama.


“Këtë gjë unë në krye të opozitës nuk e kam pritur as në ëndrrën time më të bukur, por është diçka që duhet dhe adreson gjithë pikat e raporteve të OSBE-ODIHR, ku flitet për avantazhet e padrejta që krijon makineria shtetërore kundër opozitës”, vijoi kryeministri.

Pyetjes së gazetarëve nëse oferta është pranuar nga opozita, Rama iu përgjigj me pesimizëm.

“Këtë i takon kryetarit të Partisë Demokratike që ta thotë, por nga biseda që pata mund të them që jo. Marrëveshje nuk ka, por më shumë nga ana jonë për marrëveshje nuk do të ketë”, tha ai.

Rama u shpreh i gatshëm për të tjera takime me Lulzim Bashën, por shtoi se “data e zgjedhjeve është 18 qershori dhe kohë nuk ka më”. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori