LAJMI I FUNDIT:

Rama: “E ndjej dhembjen dhe vendosmërinë e Vuçiqit për ta zgjidhur problemin e Kosovës”

Rama: “E ndjej dhembjen dhe vendosmërinë e Vuçiqit për ta zgjidhur problemin e Kosovës”
epa04483823 Albanian Prime Minister Edi Rama (L) and Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic (R) give a press conference in Belgrade, Serbia, 10 November 2014. The Albanian Premier arrived in Belgrade for a two-day official visit; the first by an Albanian prime minister in 67 years. EPA/KOCA SULEJMANOVIC

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën beogradase “Blic” ka folur për iniciativën e presidentit Aleksandar Vuçiq për Kosovën dhe skenarin më të mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës; (pa)mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë; raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe për basketbollin dhe artin.

“Iniciativa e Aleksandar Vuçiqit për ta nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovën është një akt i lidershipit me të cilin ai e shpalosi një vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë. Kam respekt për iniciativën e tij që të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale”, ka thënë Edi Rama, në intervistën e titulluar “E ndjej dhembjen dhe vendosmërinë e Vuçiqit për ta zgjidhur problemin e Kosovës”, që botohet nesër në gazetën “Blic”, transmeton Klan Kosova.


Në pyetjen e gazetës se cila është zgjidhja e problemit të Kosovës, Rama përgjigjet:

“Njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia! Por, e di se kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet kur e vendosi veten në këpucët e Aleksandrit. Prandaj, aktualisht zgjidhja është që të punojmë fuqishëm së bashku”.

Idenë e Ivica Daçiq për ndarjen e Kosovës Rama e konsideron si një “propozim jokonvencional”, ashtu siç është edhe bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, ose bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Qasjet e këtilla mund t’i diskreditojnë edhe qëllimet më të mira”.

“Zhurma rreth deklaratës për ‘bashkimin e Shqipërisë me Kosovën’ ishte një konkluzion trivial, e jo një plan, kërcënim apo dëshirë. Por, nëse mbyllet horizonti i integrimit të rajonit tonë në BE nuk është e vështirë të parashikohet rizgjimi i fantazmave nga e kaluara”, tha ai.

“Raportet e tashme mes Serbisë dhe Shqipërisë janë më të mira sesa që kanë qenë ndonjëherë”.

Gazeta e ka pyetur Ramën edhe për kohën kur ishte basketbollist, por ai përgjigjet në mënyrë diplomatike:

“Nuk mund të jem aq kurajoz sa të them se kam qenë basketbollist derisa flas me një gazetar që vjen nga vendi i basketbollit. E kam dashur basketbollin si pjesë të rinisë sime. E dua artin si pjesë të dëshirave të mia. E dua politikën si pjesë të qenies sime”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori