LAJMI I FUNDIT:

Raiola: Do t’ia pres gjuhën Balotellit

Raiola: Do t’ia pres gjuhën Balotellit

Agjenti i njohur, Mino Raiola, thotë se e ka gjetur një zgjidhje se si do ta mbajë Mario Balotellin larg kartonëve të kuq.

Balotelli është ndëshkuar me tre kartonë të kuq këtë vit, ndërsa në ndeshjen e fundit kundër Lorient, ai u ndëshkua nga gjyqtari Tony Chapron për ofendim.


Raiola për këtë gjë është tallur, duke thënë se do të merr masa drastike nëse do të ndodh përsëri një rast i tillë.

“E kam gjetur tashmë zgjidhjen, do t’ia presim gjuhën. Të luash futboll, nuk të duhet gjuha, që kështu do t’ia presim”.

“Të flasim seriozisht, ne e dimë që ka bërë një gabim të madh, dhe e dimë që është i pafalshëm, por ai duhet të mendojë të përmirësohet”.

Balotelli është përballur me shumë kartonë në Ligue 1

“Ai është i dëshpëruar për vete dhe për skuadrën”.

Raiola nuk tregon se a do të largohet në fund të vitit lojtari.

“Është ende herë të flasim për të ardhmen. Më e rëndësishmja është që të kemi tre muaj të mirë për të dhe për ekipin dhe njerëzit e Nice. Pas kësaj do të ketë mjaftë kohë të flasim për të ardhmen”, ka thënë Raiola.

Balotelli është si huazim te Nice për një vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori