0Shares

Menaxheri i Mario Balotellit, Mino Raiola, ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që klienti i tij të largohet nga Manchester City.

Ditëve të fundit ka pasur shumë spekulime se Balotelli do të largohet nga City për t’iu bashkuar Milanit, por agjenti i lojtarit ka dalë tani në skenë duke i demantuar tërësisht këto lajme.

“Nuk ka asnjë negociatë për Balotellin me ndonjë klub, asnjë takim, zero. Gjithçka duket si një përrallë e vëllezërve Grimm”.

“Manchester City nuk dëshiron ta shesë Marion, e lerë më ta huazojë. Zero janë mundësitë që ai të largohet. Por deri me 31 janar, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë”, ka thënë Raiola./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)