LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci – Ylli zhvillohet në Gjakovë

Rahoveci – Ylli zhvillohet në Gjakovë

Ekipi që po kalon stinorin debutues në Superligë, KB Rahoveci, në një komunikatë të lëshuar sot në faqen zyrtare të ekipit kbrahoveci.com ka bërë të ditur se për shkak të detajeve teknike, dueli i fundjavës Rahoveci-Ylli do të zhvillohet në Gjakovë.

“Duke pasur parasysh detajet teknike të organizimit që KB Rahoveci bën në Therandë, duke u nisur nga mospagesa në hyrje, angazhimi i sigurisë shtesë dhe
detaje tjera teknike, Bordi i ekipit ka vendosur që ndeshja Rahoveci-Yllit zhvillohet të dielën më 5 shkurt 2017 me fillim nga ora 17 në “Shani Nushi”të
Gjakovës, ku mund të garantohet rrjedha normale e ndeshjes,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi.


Zakonisht, Rahoveci i zhvillon ndeshjet si vendas në Suharekë, në palestrën “13 qershori” pasi që nuk ka palestër që plotëson kushtet e Superligës në Rahovec.

Njoftimi i ekipit ka bërë të ditur se me këtë rast Bordi ka vendosur se mospërfundimi i punimeve për palestrën e re në Rahovec deri në edicionin e
ardhshëm vë në rrezik serioz edhe ekzistimin e klubit!