LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci fiton projekt me vlerë 200 mijë dollarë nga UNDP-ja

Rahoveci fiton projekt me vlerë 200 mijë dollarë nga UNDP-ja

Kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, sot ka pritur në takim Shkipe Hajdari-Gjurgjaliu, Riza Hajdari nga UNDP-ja dhe Osman Fetoshi, nga departamenti i ujërave në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor.

Në takim u bisedua, për projektin të cilin e ka fituar komuna e Rahovecit me vlerë 200 mijë dollarë nga UNDP-ja e që ka të bëjë me “Ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujerave të ndotura sipas sistemit biolagunar”, projekt ky i cili do të realizohet në fshatin Kramovik.


Shkipe Hajdari-Gjurgjaliu, udhëheqëse e programit për mjedis në UNDP, ka falënderuar kryetarin për interesimin e tij për realizimin e këtij projekti, i cili është i një rëndësie të madhe për Banorët e fshatit Kramovik.

Nga ana e tij kryetari Vehapi, duke e ditur rëndësinë e projektit ka thënë se realizimi i këtij projekti në fshatin Kramovik është i një rëndësie të madhe, dhe sigurisht që ky projekt do të pritet mirë edhe nga ana e banorëve të cilët jetojnë në atë fshat. Ai po ashtu, u shpreh se komuna e Rahovecit, do të vazhdojë përkrahjen për realizimin e këtij projekti deri në jetësimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

Ekonomi
Kalo në kategori