LAJMI I FUNDIT:

Radikalizmi islamik në Kosovë ka ardhur bashkë me shërbimet e spiunazhit!

Radikalizmi islamik në Kosovë ka ardhur bashkë me shërbimet e spiunazhit!

Radikalizmi islamik në Kosovë ka buruar pas luftës në Kosovë dhe elemente të kësaj dukurie negative i kanë sjellë organizatat e huaja të spiunazhit për ta dëmtuar imazhin e Kosovës në botë.

Kështu thanë disa nga folësit në Samitin e Komisioneve për punë të jashtme të Parlamenteve të Evropës që dy ditë radhazi është mbajtur në Prishtinë.


Më i ashpër gjatë fjalës së tij ishte deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj tha se radikalizmi islamik ka ardhur pas luftës, me qëllime politike për ta dëmtuar imazhin e Kosovës.

Por, për ta luftuar këtë dukuri, sipas Haradinajt, duhet të votohet Ligji mbi Fetë i cili i sanksionon në mënyrë ekstreme të gjitha veprat terroriste.

E, për këtë kërkohet edhe përkrahje nga komuniteti serb, pasi që ata janë pjesë e këtij vendi.

“Sponzorizimi nga jashtë ka ndikuar për shkak të situatës ekomomike në Kosovë, për shkak të mungesës së perspektivës, për shkak të mungesës së lirë në Evropë”, tha Haradinaj.

Ai ishte kritik edhe ndaj Bashkimit Evropian i cili Kosovës ia ka vënë si kusht demarkacionin ndërkohë që janë edhe shtatë raste në ish-Jugosllavi që nuk e kanë përmbyllur demarkacionin.

Ndërsa, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu kërkoi nga secili individ ta luftojë radikalizmin dhe terrorizmin.

Sipas tij, nuk mjafton vetëm fuqizimi i ligjeve ta largojë këtë dukuri, kontributi më i madh vjen nga vet individët.

Ai tha se është i nevojshëm komunikimi në mes të nivelit lokal dhe qendror për të luftuar terrorizmin, pasi që pothuajse gjysma e popullsisë jetojnë nëpër fshatra.

E deputetja e PDK-së, Flora Brovina, tha se radikalizmi në Kosovë ka ardhur së bashku me shërbimet e spinuazhit.

Brovina deklaroi se historia e fesë së Kosovës është ndryshe nga ajo që Evropa e percepton.

Sipas saj, familjet e Kosovës janë të përziera sa iu përket përkatësisë fetare dhe se toleranca është e madhe.

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti deklaroi se nuk ka pasur përplasje në mes të kosovarëve dhe serbëve sa iu përket feve të tyre.

Sipas tij, shteti i Kosovës ka arritur në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit dhe shpesh ato që thuhen në gazeta të huaja, nuk janë të vërteta.

Në samitin që ka nisur dje në Prishtinë kanë marrë pjesë përfaqësues të disa shteteve të Evropës dhe Ballkanit. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori