0Shares

Aktori Daniel Radcliffe shpreson që të tërheqë vajzat në filmin e tij të ri “Kill You Darlings”, pasi skenat seksuale besohet se janë unike.

Aktori britanik i cili është ndarë nga e dashura Rosie Coker në tetor dhe është parë duke u takuar me Erin Drake, është shumë krenar që skenat seksuale në filmin e ri do të bëjnë që femrat ta duan atë.

“Skena seksuale ‘gay’ ishte një gjë e re. Por, e dini si? Ne e xhiruam gjithë skenën për një orë e gjysmë dhe shkoi vërtet shpejt. Unë nuk kam pasur kohë që të brengosen për atë. Mendoj se femrat do të më duan më shumë tani”, ka thënë Radcliffe. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)