LAJMI I FUNDIT:

Qyteti ku Dielli lind në një anë të murit, e perëndon tek tjetri! (Foto/Video)

Qyteti ku Dielli lind në një anë të murit, e perëndon tek tjetri! (Foto/Video)
-->

Presidenti amerikan Ronald Reagan, gjatë vizitës në Berlinin Perëndimor më 12 qershor 1987, e tha frazën e tij të famshme, drejtuar liderit sovjetik Mikhail Gorbachev, që nënkuptonte heqjen e barrierave ndarëse mes Lindjes dhe Perëndimit: “Thyeje këtë mur”! Të njëjtën frazë e ka grupi Pink Floyd më 1979, në këngën “The Trial” (Gjykimi) të albumit “The Wall” (Muri). E, në Kosovë, shqiptari shijon iluzionin e bashkimit me këngë të Shkurte Fejzës: “Pa u farue, djem e qika, jo nuk ndahet Mitrovica”! Por, qyteti vazhdon të mbetet i ndarë…

veriu13

Në veri të Mitrovicës – përball urës së lumit Ibër – po ndërtohet një mur ndarës. Me këtë ndërtim nuk pajtohen qytetarët e pjesës jugore, të qytetit të ndarë që nga viti 1999. Por, pakënaqësi shprehin edhe banorët e veriut. Frika e shqiptarëve është se ky mur do të ndajë përfundimisht këtë qytet.

dushko-kocicDushko Koçiq

Qytetari që jeton në veri të Mitrovicës, Dushko Koçiq, në një prononcim për Telegrafin shprehet se shumë serbë të veriut nuk janë të kënaqur me këto punime. Ai madje nuk e ka idenë se çfarë pamje do të merr kjo pjesë e qytetit më vonë.

veriu02

“Qytetarët e veriut të Mitrovicës nuk janë të kënaqur, ose nuk po e kuptojnë këtë pjesë të punimeve ose, nuk e di…”, ka thënë ai. “Por, sa më përket mua, ne duhet të jetojmë së bashku, pavarësisht situatës”.

halit-baraniHalit Barani

Kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani, ka thënë për Telegrafin se informata të sakta për ndërtimin e këtij muri kanë vetëm ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen në Bruksel, për “rivitalizimin” e urës mbi Ibër – ku që nga viti 2011 serbët kishin vënë barrikada zhavorri e betoni, e më 2014 të ashtuquajturin “Parku i Paqes”.

veriu04

“E shoh si mur të dëmshëm. Kam thënë me kohë: Mitrovica është ndarë, e as nuk ka me u integrua. Nga momenti që janë bërë dy Komuna, kjo punë ka mbaruar”, tha Barani.

veriu06

Ai shprehet se sipas informatave që ka nga veriu, në këtë mur kanë për t’u vendosur emrat e serbëve të vdekur nga gjoja Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

agim-bahtiriAgim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë vizitës që u bëri këtyre punimeve në veri, përsëriti si gjithmonë se “Mitrovica s’ka për t’u ndarë” dhe se kjo që po bëhet me këtë mur, është punë ilegale. Ndërkaq, “homologu” i tij nga veriu, Goran Rakiq, shprehet se “nuk po punohet asgjë më shumë e as më pak seç parashihet me projektin për rivitalizimin e urës, për të cilin pala e Kosovës dhe ajo Serbisë janë pajtuar në Bruksel”.

veriu07

Muri që po ndërtohet në veri të Mitrovicës, është afërsisht dy metra i lartë. Sipas burimeve të Telegrafit, 70 centimetra të këtij muri të ndërtuar janë “tepricë”, sidomos me atë që është paraparë në projektin e sheshit në veri të Mitrovicës. Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur po ashtu që kjo shtesë e murit pritet të rrëzohet, edhe pse konfirmim zyrtar nuk ka për këtë gjë.

veriu10

Ndryshe, Rakiqi insiston se punimet në veri janë rikonstruktim i urës dhe sheshit të ashtuquajtur “Car Llazar”.

Qytetin që e ndan lumi dhe betoni: Kështu duket muri që po ndërtohet te Ura e Ibrit (Foto, Video)
Lexo po ashtu Qytetin që e ndan lumi dhe betoni: Kështu duket muri që po ndërtohet te Ura e Ibrit (Foto, Video)

Ndryshe, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës ka marrë vendim sot për të ndaluar kryerjen e punimeve të murit që është duke u ndërtuar në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës. Por, se cili do të jetë efekti i këtij vendimi, kjo ende saktë nuk dihet. /Telegrafi/