LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët në Maqedoni presin rikthimin e tarifës së lirë të rrymës elektrike (Video)

Qytetarët në Maqedoni presin rikthimin e tarifës së lirë të rrymës elektrike (Video)

ELEM dhe MEPSO përmes Komisionit rregullator të energjetikës duhet ta kthejnë tarifën e lirë ditore, vlerëson LSDM-ja. Nga kjo parti thonë se argumentet me të cilat Komisioni rregullator i energjetikës kërkoi që të hiqet rryma e lirë, nuk e arsyetuan qëllimin. Sipas tyre, as nuk është liruar çmimi i energjisë elektrikë të importuar, e as ELEM e ka rritur prodhimtarinë e rrymës. Pikërisht këto ishin adutë kryesorë të Rregullatorëve që ta heqin rrymën e lirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Kjo nuk tregoi efekte te mëdha te dy kompanitë vendore. Nëse i shihni bilancet, ata do të thonë se ka të ardhura shtesë, por rënia permanente e prodhimtarisë së energjisë elektrike nga viti në vit, gjegjësisht në këto pesë vite, shohim që kjo nuk ka ndikuar si stimul për ELEM që të prodhojë më shumë rrymë, e me këtë edhe ta ulin çmimin e energjisë elektrike” – tha për Alsat-M, Mitko Andreeski, LSDM.


Ndonëse kërkuam qëndrim, Komisioni rregullator vendosi të hesht rreth asaj nëse duhet ta rishqyrtojnë vendimin e para pesë viteve. Për qytetarët kthimi i tarifën së lirë ditore do të thotë më pak shpenzime për buxhetin familjarë.

“Do duhej, por vështirë. Nuk kanë pajtueshmëri, ndërsa për këtë duhet të pajtohen. Me 10 mijë denarë pension i mbajë katër persona. Ajo shumë do na ndihmonte”.

“Do ishte ndihmë shumë e madhe. Gjithmonë, edhe kur dikush ndodhet në shtëpi ose jo, gjithmonë ka nevojë për rrymë të lirë. Kështu që do duhej përsëri ta kthejnë tarifën e lirë ditore”.

“Duhet. Ajo rrymë është më se e nevojshme. tarifa e lirë na duhet, e jo makinat të punojnë natën, bojleri dhe çfarë nuk bëhet”.

“Duhet të kthehet rryma e lirë. Ka njerëz të papunë, kështu që duhet të kthehet rryma e lirë”.

Sipas Komisionit rregullator të energjetikës, qytetarët e Maqedonisë paguajnë rrymë më lirë sesa vendet e rajonit dhe Evropës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori