LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët kërkojnë koalicion gjithëpërfshirës për dialogun Kosovë-Serbi

Qytetarët kërkojnë koalicion gjithëpërfshirës për dialogun Kosovë-Serbi

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), gjatë një konference për media ka prezantuar sot raportin e dytë të hulumtimit të opinionit publik “Dialogu dhe marrëveshjet në sytë e qytetarëve”. Raporti vë në pah këndvështrimin e qytetarëve rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi, duke pasur në fokus  marrëveshjen për telekomunikacionin, atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të ardhmen e këtij dialogut.

Jeta Krasniqi nga KDI, duke prezantuar rezultatet e këtij hulumtimi ka bërë të ditur se gjysma e qytetarëve të Kosovës janë të painformuar rreth përmbajtjes së marrëveshjes për kodin telefonik (+383).

“Për më tepër, një përqindje e konsiderueshme e qytetarëve nuk dinë cili shtet, Kosova apo Serbia, përfiton nga kjo marrëveshje. Vetëm 27% e tyre mendojnë se Republika e Kosovës  është pala që përfiton nga kjo marrëveshje”, ka thënë ajo.

Sondazhi vë në pah se qytetarët e Kosovës nuk kanë një qëndrim uniform rreth kompetencave që do të ketë Asociacioni i komunave me shumicë serbe (ASK), një pjesë e konsideruar e tyre (32%) janë shprehur se nuk janë kanë dijeni rreth kompetencave të këtij mekanizmi. Ndërsa pjesa më e madhe e tyre mendojnë që ASK do të jetë mekanizëm me kompetenca ekzekutive.

Po ashtu shumica dërrmuese e qytetarëve të Republikës së Kosovës vlerësojnë se dialogu Kosovë-Serbi në të ardhmen duhet të udhëhiqet nga koalicion gjithëpërfshirës i partive politike. Rreth 25% e tyre vlerësojnë se Qeveria duhet të udhëheq këtë proces edhe në të ardhmen, ndërsa vetëm 8% e tyre mendojnë se ky proces duhet të udhëhiqet nga Presidenca.

Ndërkaq temat të cilat duhet të diskutohen në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi sipas këndvështrimit të qytetarëve janë: të pagjeturit, krimet dhe dëmshpërblimet e luftës, fondi pensional, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe në përgjithësi njohja e Kosovës nga Serbia.

KDI, rekomandon se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet në mënyrë aktive që ta bëj sa më transparent procesin e dialogut Kosovë-Serbi, t’i njoftoj qytetarët drejtë dhe në kohë rreth përmbajtjes dhe efekteve të marrëveshjeve të arritura si dhe t’i publikoj të gjitha marrëveshjet.

“Institucionet e Republikës së Kosovës, më konkretisht Qeveria dhe Kuvendi, duhet të angazhohen në forume dhe diskutime publike me të gjithë qytetarët e vendit për ta bërë transparent dhe gjithëpërfshirës procesin e themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, duke shtjelluar në detaje kompetencat të cilat pritet t’i ketë ky mekanizëm”, ka theksuar Krasniqi.

Po ashtu KDI, vlerëson se formati i pjesëmarrjes së Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi duhet të jetë temë e diskutimeve konstruktive midis të gjitha subjekteve politike në vend dhe të përfundojë me konsensus të gjerë politik mbi strategjinë dhe ekipin që do të mund ta përfaqësonte Kosovën në dialog dhe përmbajtjen e temave që të do të trajtoheshin në kuadër të këtij dialogu.

Ky sondazh organizohen në kuadër të misionit të KDI-së për të promovuar llogaridhënien dhe demokracinë e përgjegjshme dhe projektit të financuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare të ekzekutivit dhe rritjes së pjesëmarrjes së Qytetarëve në dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori