0Shares

Besiktasi e ka ndërprerë kontratën e Ricardo Quaresmas pas një takimi që drejtuesit e klubit e patën me portugezin.

Ndërprerja e marrëveshjes ishte miqësore dhe e dyanshme duke bërë që futbollisti të jetë lojtar i lirë.

Klubi turk ia ka paguar rrogën për katër muajt e mbetur në kontratën e 29-vjeçarit.

Anësori portugez u transferua te Besiktasi në vitin 2010 nga Interi. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)