LAJMI I FUNDIT:

Qosja krahason Mustafën me Vuçiqin

Qosja krahason Mustafën me Vuçiqin

Akademiku Rexhep Qosja e ka sulmuar kryeministrin Isa Mustafa duke e krahasuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Qosja ka thënë se Kryeministri i Kosovës kishte dhënë deklarata të njëjta me zyrtarët e Serbisë, kur kishte thënë se Edi Rama po bën deklarata populiste me idenë e bashkimit kombëtar.

Përmes një postimi në Facebook,  Qosja e ka akuzuar Mustafën se ende ka mendësi dhe ideologji serbe e jugosllave që kundërshton bashkimi kombëtar.

Postimi i plotë i Qosjes:

DEKLARATË KUNDËRSHQIPTARE PA PËRGJIGJE!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më 18 prill deklaroi: në qoftë se Bashkimi Evropian vazhdon të tregojë mënjanëri për kohë të pacaktuar ndaj pranimit të shteteve të Evropës juglindore, prandaj edhe të Shqipërisë, në përbërjen e saj, atëherë është e kuptueshme që Shqipëria të bashkohet me Kosovën.

Një ditë më vonë, më 19 prill, Hashim Thaçi e përkrahu deklaratën e Edi Ramës duke thënë se mospranimi i Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian do të bëjë që shqiptarët të jetojnë në një hapësirë të përbashkët, e kjo do të thotë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen.

Do të isha më i lumtur sikur Edi Rama dhe Hashim Thaçi të kishin deklaruar se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen jo vetëm në qoftë se stërzgjatet integrimi i tyre në Bashkimin Evropian, por edhe në qoftëse integrohen në këtë Bashkim.

Kryeministri i Kosovës e quajti të nevojshme që menjëherë t’u përgjigjet edhe Edi Ramës edhe Hashim Thaçit duke thënë: deklarata e Kryeministrit të Shqipërisë ishte një deklaratë populiste! Kosova mund të bashkohet vetëm me Bashkimin Evropian.

Të njejtën ditë kur kryeministri i Kosovës deklaroi siç deklaroi, zëdhënësi i mbipërkushtuar i kryetarit të posazgjedhur të Serbisë dhe njëkohësisht kryeministër i Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, Aleksandër Vulin, iu përgjigj Edi Ramës dhe rrjedhimisht Hashim Thaçit duke thënë: Edi Rama po rrezikon paqen në rajon! Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen vetëm me luftë (me Serbinë)!

Me këtë deklaratë të zëdhënësit të tij të mbipërkushtuar, kryetari dhe kryeministri i Serbisë Vuçiq e ka thënë shkoqur se: Kosova, me gjuhën e tij e quajtur, Kosova dhe Metohija, është pjesë e Serbisë, nën sovranitetin serb, prandaj po u provua bashkimi i saj me Shqipërinë Serbia do të bëjë luftë!

Ndonjë ditë më vonë deklaratën e Aleksandër Vulinit, në të vërtetë të Aleksandër Vuçiqit, e fuqizoi edhe ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq!

Kjo deklaratë luftarake, pushtuese, me traditë më shumë se njëshekullore, e Serbisë ndaj Kosovës, nuk mori përgjigje prej institucioneve shtetërore të Kosovës!

E si të marrë përgjigje! Si të marrë përgjigjë kur në institucionet më të larta të Kosovës kemi edhe zyrtarë, në politikën dhe në ideologjinë e të cilëve ende është e përmbajtur ideologjia e Serbisë dhe e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë, prandaj edhe ndaj çdo ideje të bashkimit të saj me Kosovën!

Këtyre njerëzve u duhet kohë jo për t’u çliruar prej sentimentalizmit jugosllavist po prej politikës dhe ideologjisë kundërshqipëri të Serbisë dhe Jugosllavisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori