LAJMI I FUNDIT:

Qorrolli: Mos u çuditni nëse nuk do të ketë liberalizim të vizave as në 2017-në

Qorrolli: Mos u çuditni nëse nuk do të ketë liberalizim të vizave as në 2017-në

Njohësi i proceseve politike, Vigan Qorrolli, theksoi se nuk është për t’u çuditur nëse nuk do të ketë liberalizim të vizave as në vitin 2017.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:


“Mos te çuditemi që liberalizim vizash nuk do të ketë as ne vitin 2017. Këtë fat do ta vulosin sot deputetet e Kuvendit, përkundër dhjetëra raporteve te progresit te BE’së – ku thuhet qartë – se politikanët nuk duhet të flasin për vendime gjykatash.

Ata sot po ia bëjnë gjyqin dhe demin me te madh vendit me ‘dënimin’ e vendimeve te plotfuqishme gjyqësore.

E paprecedente kjo për një shtet totalitar, lëre për një të tillë minimalisht demokratik, si ky i yni”. /Telegrafi/