Gazmend Qorraj, është profesori i parë në Kosovë që mban titullin “Jean Monnet Chair” për Integrime Evropiane në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se Kosova duhet të kërkojë njohje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina si parakusht për zbatimin e suksesshëm të Zonës Ekonomike Rajonale në Ballkanin Perëndimor.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Qorraj ka theksuar se edhe pse BE-ja konsideron se duhet shtuar bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor, sipas tij, nuk ka klimë bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit. Ai thotë se problem shumë i madh në zbatimin e Zonës Rajonale Ekonomike do të jetë se kush e implementon këtë plan.
“Kosova medoemos duhet ta shfrytëzojë këtë rast që t’i kërkojë BE-së njohjen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në mënyrë që të realizohet suksesshëm ky projekt, përndryshe projekti ose ideja do të zbatohet vetëm parcialisht dhe përfitime do të kenë vetëm vendet e tjera të Ballkanit, por jo edhe Kosova. Si mund të realizohen projektet e mëdha kur njerëzit nga Kosova, qoftë në nivel biznesi, qoftë në nivel akademik, nuk mund të qarkullojnë në Serbi dhe Bosnje, madje as në BE, dhe pa e anashkaluar faktin se selia e RCC-së është në Sarajevë”, ka thënë Qorraj.
Sa i përket Zonës Rajonale Ekonomike, ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të koordinohen dhe bashkëpunojnë më mirë. “Mendoj se Kosova duhet të emërojë një zyrë koordinuese, respektivisht një koordinator dhe një grup ekspertësh që do t’i koordinojnë aktivitetet, projektet dhe të gjitha iniciativat lidhur me Zonën Ekonomike Rajonale dhe, po ashtu, të kërkohet përgjegjësi dhe punë nga një mekanizëm i tillë, në mënyrë që përfitimet të jenë evidente”, është shprehur profesori Qorraj. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNurboja: Vlerësimi i Kosovës nga Fitch, hap i madh për integrimin financiar
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
Kush t’rahaton me punë përveqëse Telegrafi Jobs?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel