LAJMI I FUNDIT:

Qeveria u ndan 800 mijë euro OJQ-ve, disa prej tyre ‘rreme’ (Foto)

Qeveria u ndan 800 mijë euro OJQ-ve, disa prej tyre ‘rreme’ (Foto)

28 shoqata dhe organizata qytetare kanë marrë një total prej 800 mijë euro nga qeveria maqedonase javën e kaluar, sipas një vendimi të publikuar në Gazetën Zyrtare të lëshuar më 23 maj, njofton radio MOF, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për shumicën e këtyre organizatave nuk mund të gjenden asnjë informacion kur kërkoni në internet. Disa të çojnë në faqe bosh, ndërsa disa prej tyre përkojnë me organizatat të cilët në të kaluarëm kanë organizuar aktivitete kundër opozitës.

Si shembull, kur flitet për shoqatën ‘Jasna idnina’ nga fshati Nebregovë, Dollnen e cila në bazë të vendimt ka marrë një grant nga buxheti i shtetit prej 3 milion denarë, ose më pak se 50 mijë euro.

Kjo organizatë nuk ka faqe interneti, por kërkimi në internet në Google, shihen shumë lajme të vitit 2009, ku kjo shoqatë është thënë nga LSDM-ja si porositëse e fushatës mediale “Rezistencë kundër Branko Cërvenkovskit”.

Me këto para, shkruan në njoftimin e publikuar në gazetën e përditshme do të jenë të mbështetura aktivitete programore përmes granteve të cilat janë ndarë në dy kategori. /Telegrafi/