LAJMI I FUNDIT:

Qeveria teknike e Dimitrievit pagoi një britanik për lobim (Video)

Qeveria teknike e Dimitrievit pagoi një britanik për lobim (Video)

Qeveria teknike e Emil Dimitrievit ka angazhuar lobues dhe konsulentë shtesë krahas kompanive për lobim nga SHBA-ja dhe Evropa, për të cilët opinioni mësoi muajin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Alsat-M, në listën për pagesë, nga tetori i vitit të kaluar, ka qenë edhe ish-deputeti i britanik nga radhët e konservatorëve dhe anëtar i Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës, Robert Walter. Ai në nivel mujor ka marrë 7 mijë euro nga buxheti i Maqedonisë si dhe shpenzime për:


Mbështetje e përpjekjeve të Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit euroatlantik, avancimin e raporteve dypalëshe me shtetet perëndimore evropiane dhe promovimin e politikave të Qeverisë para bartësve të huaj të posteve shtetërore politike.

Edhe krahas përpjekjeve të kontaktojmë përmes partisë së tij konservatore, ish deputeti britanik ishte i pakapshëm. Përgjigje për angazhimin e tij morëm nga ambasada britanike në Shkup, prej ku thonë se ambasadori Geret të paktën dy herë është takuar me Walter-in në tetë muajt e fundit. Ndërsa përgjigja e drejtpërdrejt sugjeron se, edhe pse i paguar me para shtetërore, Walter ka lobuar për partinë.

”Ambasada nuk komenton angazhimet private mes ish politikanëve britanikë dhe partive politike në Maqedonisë”, thuhat nga Ambasada e Britanisë.

Robert Walter para se të arrijë në listën për pagesë të qeverisë teknike, ka punuar në disa misione për Këshillin e Evropës, mes të cilave edhe për Maqedoninë. Ai ka marrë pjesë në raportin pas zgjedhjeve të vitit 2014 ku të njëjtat u vlerësuan si korrekte dhe të lira. Një vit më vonë ishte pjesë e delegacionit i cili vërtetoi gjendjen në Maqedoni pas publikimit të përgjimeve.

Në raportin, ku është firmosur edhe ai, mes tjerash kërkohet që opozita të ndalojë me publikimin e bombave dhe të kthehet në Kuvend. Nga angazhimet e Walter-it, pasi është bërë lobues i Qeverisë së Maqedonisë, përshtypje më shumë lë pjesëmarrja e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kur për gjykatës në Strasburg nga Maqedonia u emërua Jovan Ilievski, baxhanaku i Sasho Mijallokovit. Të dhënat jozyrtare në atë kohë tregonin për grupim të çuditshëm të partive djathtiste para votimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori