LAJMI I FUNDIT:

Qeveria do të debatojë rreth dëmeve nga moti i keq dhe prioritetet strategjike në vitin 2018

Qeveria do të debatojë rreth dëmeve nga moti i keq dhe prioritetet strategjike në vitin 2018

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në orën 17 do të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtojë informacione të ndërlidhura me sanimin e pasojave nga reshjet dhe me dëmet e shkaktuara të kulturave bujqësore në rajonin e Resnjës dhe të Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rend dite të seancës së 16-të është edhe Propozim-vendimi për vërtetimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në vitin 2018.


Pritet të miratohen edhe vendime të domosdoshme në vigjilje të aktiviteteve të parashikuara me stërvitjen ushtarake “Dragoon Guardian” rreth hyrjes dhe qëndrimit të ushtrisë së SHBA-së në territorin e Republikës së Maqedonisë për shkak të pjesëmarrjes në stërvitje të përbashkët.

Qeveria do ta shqyrtojë edhe informacionin për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë në EKSPO 2020 DUBAI, si dhe raportin për bisedimet e kryera, me tekst të harmonizuar të Marrëveshjes mes Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për njohje të ndërsjellë dhe zëvendësim të patente shoferëve në dy vendet.

Në seancën e sotme janë edhe propozimet dhe vendimet për të cilat Qeveria jep mendim me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e të cilat kanë të bëjnë me raportet vjetore dhe planet e shumë agjencive, trupave rregullatorë dhe ndërmarrjeve publike, njofton AIM.

Para ministrave, siç qëndron në pres-shërbimin qeveritar janë edhe propozimet për çështje të caktuara kadrovike dhe tjera në interes të qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori