LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton shpronësimin e pronave në Hade dhe Shipitullë

Qeveria miraton shpronësimin e pronave në Hade dhe Shipitullë

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin e Minsitria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për shpronësimin e pronave në Hade e Shipitullë për nevojat e KEK-ut.

Ministri Ferat Shala, ka thënë se pas përmbushjes së procedurave ligjore për shpronësim të pronave kërkon nga Qeveria që të nxirret vendimi që ky propozim të miratohet, raporton lajmi.net.


Kryeministri në largim Isa Mustafa, ka thënë se ky është një proces i koordinuar nga dy ministritë, ajo e mjedisit dhe zhvillimit ekonomik së bashku me KEK-un.

Ai ka thënë se më këtë veprim janë krijuar kushte që të shmanget kriza energjetike. /Telegrafi/