Autoritetet në Prishtinë kanë heshtur pasi BE-ja bëri thirrje për zbatim të një vendimi gjyqësor që mbështeti pretendimin e manastirit ortodoks Serb për pronësinë e tokës, duke zemëruar disa shqiptarë të Kosovës.
Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar t’i përgjigjet një apeli nga Zyra e BE-së në Prishtinë për të vënë në zbatim një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vendit në lidhje me një mosmarrëveshje pronësie që përfshin manastirin Ortodoks serb në Deçan në Kosovën Perëndimore.
Vendimi i dhënë në maj 2016 thoshte se toka në mosmarrëveshje i përkiste manastirit dhe jo dy kompanive shoqërore.
Zyra e Kryeministrit Isa Mustafa nuk i është përgjigjur pyetjes së BIRN në lidhje me thirrjen e BE-së.
Por burimet pranë Zyrës së kryeministrit kanë thënë për BIRN në kushte anonimiteti se qeveria ka në plan të mos i kushtojë vëmendje vendimit, i cili s’është aspak i mirëpritur midis shqiptarëve të Kosovës.
Të enjten, Zyra e BE-së shprehu shqetësim në lidhje me “mungesën e vazhdueshme të zbatimit të këtij vendimi” dhe dënoi “çdo veprim për të bllokuar qasjen apo penguar jetesën në manastirin e Deçanit”.
“BE-ja u bën thirrje autoriteteve të të gjitha niveleve të tregojnë respekt për sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik. Zbatimi i plotë i vendimit duhet të bëhet pa vonesë”, thuhet në reagimin e zyrës.
Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili kundërshton të drejtën e Kishës Ortodokse Serbe për pronësinë e tokës, tha se ndërsa sundimi i ligjit duhet të respektohet, komuna nuk kishte ndërmend të respektonte “vendime të ndikuara dhe të paligjshme”.
“Ne mbetemi të gatshëm për marrëdhënie të mira me manastirin, por jo për dhënien e pronave që pengojnë zhvillimin ekonomik të Deçanit,” tha Selmanaj.
Zyra e Lidhjes së Historianëve të Kosovës në Deçan gjithashtu dënoi deklaratën e Zyrës së BE-së, duke thënë se vendimet mbi pronësinë e tokës në epokën e Sllobodan Millosheviqit nga viti 1989 në 1999 ishin “të pazbatueshme në vendin tonë”.
Toka ishte fokus i demonstratave të mëparshme në vitin 2012, pasi Gjykata Supreme vendosi se 24 hektarët i përkisnin manastirit dhe jo dy kompanive nga Kosova që e kishin pretenduar atë tokë që prej përfundimit të konfliktit të vitit 1999.
Pas 16 vjetësh përballjeje gjyqësore, Gjykata Kushtetuese më 20 maj konfirmoi të drejtën e manastirit për 24 hektarët e tokës të barabartë me 59 akra.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shkaktoi protesta të shqiptarëve në të cilat disa nga protestuesit mbanin banderola ku shkruhej “Gjykata Kushtetuese Shkeli Drejtësinë”. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi