LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Amnisti për qytetarët që dorëzojnë armët vullnetarisht

Qeveria: Amnisti për qytetarët që dorëzojnë armët vullnetarisht

Është miratuar Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2016 të Qeverisë.

Ky projektligj parasheh që të ndryshohen disa projektligje dhe disa të tjera të hiqen nga ky vit.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka propozuar që projektligji për pagat të mos hiqet nga plani për këtë vit. Ai ka kërkuar nga ministri Jagxhillar që për javën e ardhshme të jetë i gatshëm ky projektligj.

Ky propozim është përkrahur edhe nga kryeministri Mustafa.

Po ashtu Qeveria ka miratuar edhe Shqyrtimin e Projektligjit  për Legalizimin e Armëve dhe Dorëzimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta, Municionit dhe Mjeteve Eksplozive.

Për këtë projektligj zv.kryeministri Hajredin Kuçi tha se duhet që të autorizohet MPB që persona që dorëzojnë armët vullnetarisht, të amnistohen, raporton lajmi.net.

Në mbledhjen e qeverisë është marr vendimi që Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës të bartet nga Zyra e Kryeministrit  në Ministrinë e Kulturës. Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se ky vendim është marr pas konsultimeve të gjata pasi kanë konsideruar se kjo Agjenci më shumë është në kompetencë të Ministrisë së Kulturës se  sa e Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria po ashtu ka marr vendim përfundimtar për shpronësimin e pronës shoqërore në emër të Shoqatës se Vllaznim Bashkimit e cila do t’i jepet Fondit të Kursimeve Pensionale.

Po ashtu është miratuar propozim vendimi për themelimin e grupit për Rishikimin Funksional për Sektorin e Sundimit të Ligjit.

Ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha tha se ky propozim parasheh rishikimin e infrastrukturës ligjore, rritjen e efektivitetit të institucioneve të ligjit.

Valon Murtezaj zëvendësministër i Punëve të Jashtme tha se takimi i parë i Këshillit të Stabilizim-Asocimit do të mbahet këtë javë në Bruksel mes BE dhe Kosovës. “Qeveria e Kosovës thekson bindshëm se e ardhmja e popullit të Kosovës është në BE. Jemi të përkushtuar në reformat dhe e dimë se janë të vështira. Takimi do të jetë i nivelit më ta lartë ku do të flitet për raportet nëse BE dhe KS zbatimi i MSA-së,  të arriturat e Kosovës”, tha Murtezaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori